Izraeli sulmon spitalin në Gaza: Po përdoret si vendstrehim nga Hamasi. Palestinezët: Ndërhyni urgjent, po kthehet në varr masiv

6 months ago 14
Reklamë

Një sulm ushtarak izraelit i nisur të hënën po vazhdon në spitalin më të madh të Gazës, Al-Shifa, ku mijëra njerëz janë strehuar dhe po jetojnë në kushte shumë të vështira.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmoud Basal tha për CNN se spitali është  i rrethuar nga forcat izraelite. Këta të fundit thonë se spitali Al-Shifa po përdoret si vendstrehim për terroristët e lartë të Hamasit.

Brenda spitalit, njerëzit kanë raportuar se janë ndaluar dhe rrahur rëndë dhe se kanë frikë të lëvizin nga njëra dhomë në tjetrën. Të tjerë kanë bërë thirrje për ndërhyrje urgjente përpara se spitali të kthehet në një varr masiv./vizionplus.tv

Read Entire Article