Izraeli zbulon kështjellë shtatë kate të thellë, “fortesat” e Hamasit habisin ekspertët

10 months ago 339

Një tunel në Rripin e Gazës ishte mjaft i gjerë për një zyrtar të lartë të Hamasit për të futur një makinë brenda. Një tjetër shtrihej gati tre fusha futbolli dhe ishte fshehur nën një spital. Nën shtëpinë e një komandanti të lartë të Hamasit, ushtria izraelite gjeti një shkallë spirale që të çonte në një tunel afërsisht shtatë kate të thellë.

Këto detaje dhe informacione të reja rreth tuneleve, disa të bëra publike nga ushtria izraelite dhe të dokumentuara me video dhe fotografi, nënvizojnë pse tunelet konsideroheshin një kërcënim i madh për ushtrinë izraelite në Gaza edhe para fillimit të luftës.

Por zyrtarët dhe ushtarët izraelitë që kanë parë nga afër këto tunele, si dhe zyrtarë aktualë apo ish-zyrtarë amerikanë me përvojë në rajon, thonë se shtrirja, thellësia dhe cilësia e tuneleve të ndërtuara nga Hamasi i kanë surprizuar. Madje disa nga makineritë që përdori Hamasi për ndërtimin e tuneleve, të vëzhguara në video, kanë habitur ushtrinë izraelite.

Tunelet janë edhe një ndër objektivat kryesorë të ushtrisë izraelite në Gaza, pasi i konsideron si ‘strehimore’ të terroristëve të Hamasit./vizionplus.tv/

Read Entire Article