“Janë ditë të vështira”, Basha: Do të kërkoj që në çdo degë një grua të ketë një post drejtues

7 months ago 19

Partia Demokratike dhe Forumi Gruas në PD kanë mbajtur një tryezë në lidhje me rolin e gruas, në bashkëpunim me WDF dhe NDI.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se pesha më e madhe e problemeve me të cilat përballet sot shoqëria, bien mbi gruan dhe nënën shqiptare. Më tej ai shtoi se do të kërkojë që në çdo dege një grua të ketë një post drejtues.

“Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen e madhe ndaj nënave e grave shqiptare. Unë e di që ditët janë shumë të vështira për çdo grua. Ato sakrifikojnë më shumë se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes, për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e përditshme të shtëpisë.

Rritja e kosotos së jetesës prek çdo shqiptar por barra e përditshme e menaxhimit të kostos bie mbi gruan shqiptare. Presioni që po shkakton emigracionin bie mbi gjithë shoqërinë, por askush nuk e ndjen më shumë se nënat shqiptare.

Është e kotë të themi që ka një barazi rolesh. Sa më e sigurt, e pavarur të jetë një grua, aq me e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria. Duhet t’i japim hapësirë në drejtim. Unë do të kërkoj që në çdo dege një grua të ketë një post drejtues”, tha Basha./ vizionplus.tv

Read Entire Article