“Jemi zhgënjyer nga Izraeli”, SHBA: I kemi ndihmuar me armë, nuk duam përshkallëzim të konfliktit në Mesdhe

3 months ago 19
Reklamë

Shtëpia e Bardhë ka shprehur zhgënjimin e saj ndaj deklaratave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për dërgesat e armëve amerikane.

Në një deklaratë për media zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se pezullimi i një ngarkese municionesh erdhi pas shqetësimeve se ato mund të përdoreshin ndaj civilëve në Gaza. Por ai mohoi që SHBA të jetë kursyer në mbështetjen që i ka dhënë Izraelit për të mbrojtur veten.

“Komentet e kryeministrit Netanjahu ishin thellësisht zhgënjyese dhe sigurisht shqetësuese për ne, duke patur parasysh nivelin e mbështetjes që kemi dhënë dhe do të vazhdojmë të japim”, tha Kirby.

Përçarja mes aleatëve të vjetër po thellohet në një kohë që shqetësimi për një konflikt të ri në Lindjen e Mesme, mes Izraelit dhe Hezbollahut sa vjen e rritet.

SHBA ka kërkuar shmangien me çdo kusht të tensioneve, ndërsa ka dënuar kërcënimet e Hezbollahut.

“Ne nuk duam përshkallëzim të konfliktit. Kemi parë një rritje dramatike të sulmeve nga Hezbollahu përtej kufirit që synojnë infrastrukturën civile të fshatrave izraelite, dhe për këtë arsye kemi ndjekur një rezolutë diplomatike për të bërë të qartë se nuk duhet të ketë përshkallëzim të mëtejshëm”, tha zëdhënësi i DASH, Miller.

Miller tha gjithashtu se kërcënimet ndaj Qipros janë të papranueshme dhe se ishulli mesdhetar po luan një rol shumë të rëndësishëm humanitar./vizionplus.tv

Read Entire Article