Jennifer Lopez e frikësuar nga Inteligjenca Artificiale: Po na vjedh fytyrat

3 months ago 23
Reklamë

Filmi më i fundit i Lopez, “Atlas”, eksploron mundësitë e inteligjencës artificiale, me aktorin që luan një analist të dhënash, i cili duhet të mbështetet në teknologjinë për të mbrojtur njerëzimin nga një robot i keq.

Në premierën e javës së kaluar të filmit në Los Anxhelos, ylli i tha Variety: “Unë mendoj se ky film bën një punë të mirë për të treguar se si AI mund të shkojë jashtëzakonisht keq, dhe kjo është se si mund të shkojë vërtet mirë.”

Më pas shpjegoi se ajo vetë i frikësohet Inteligjencës Artificiale, pasi ka parë fotot e saj me AI që duken me rrudha duke u përdorur për kompanitë për të promovuar produktet e tyre.

“Është vërtet e frikshme. Menjëherë na vodhën fytyrat. Pra, po, AI është i frikshëm ,” shpjegoi ajo.

Ajo shtoi më tej: “Unë mendoj se ne duhet të respektojmë Inteligjencën Artificiale. Ne duhet të jemi të hapur për të gjitha mundësitë. Këto filma që flasin për Inteligjencën Artificiale – veçanërisht Atlas – bëjnë një punë vërtet të mirë për të treguar të dyja anët”./vizionplus.tv

Read Entire Article