Jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, nuk dihen ende aryset

6 months ago 13
Reklamë

Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, Arvindas Anousauskas ka dorëzuar dorëheqjen mbrëmjen e së premtes, pa u bërë të ditura arsyet që e çuan politikanin drejt këtij vendimi.

Kryeministrja e Lituanisë Igrinda Simonite ka marrë letrën e dorëheqjes, por nuk dihet nëse do ta pranojë.

Sipas mediave lituaneze, pasnesër, e hënë, zonja Simonite pritet të bëjë një deklaratë për këtë çështje.

Anousauskas, i cili mori detyrën në dhjetor 2020, nuk ka folur publikisht deri më tani.

Në përgjithësi, në Lituani, ministrat emërohen ose shkarkohen nga detyrat e tyre me vendim të presidentit, me rekomandimin e kryeministrit. Anousauskas thuhet se po planifikon të takohet sot me Presidentin Gitanas Nausenda.

Lituania është fqinje me enklavën ruse të Kaliningradit dhe aleatin e Rusisë, Bjellorusinë. Lufta në Ukrainë është perceptuar në Vilnius si një kërcënim i menjëhershëm për sigurinë kombëtare të Lituanisë.

Vendi i vogël baltik, një anëtar i BE-së dhe NATO-s, ka rritur ndjeshëm shpenzimet e tij ushtarake vitet e fundit. /vizionplus.tv

Read Entire Article