Jo vetëm Euro 2024, sonte rinis edhe Uefa Champions League. Dy ekipe shqiptare zbresin në fushë

2 months ago 35
Reklamë

E marta në mbrëmje nuk do të jetë vetëm mbrëmja e magjishme e sfidës së gjysmëfinales së parë të Euro 2024, mes Spanjës dhe Francës, por do të jetë edhe mbrëmja e turit të parë të fazës kualifikuese të Uefa Champions League.

Sonte zbresin në fushë edhe dy skuadra shqiptare, të cilat u shpallën kampion sezonin e shkuar në Kosovë dhe në Malin e Zi. Ballkani i Ilir Dajës dhe skuadra kampione e Deçiç do të luajnë sfidat e para të kompeticionit më madhorë për klube.

Të dy ekipet shqiptare do të luajnë paralelisht në transferta. Në orën 20:00, Deçiç do të sfidojë në transfertë ekipin e TNS. Shqiptarët e Malit të Zi do të tentojnë ta nisin me këmbën e mbarë ndaj rivalëve të tyre uellsianë. Ndërkohë paralelisht në fushë do të zbresë edhe ekipi i Ilir Dajës. Ballkani do të sfidojë po në transfertë skuadrën e UE Santa Coloma.

Kampionët e Kosovës do të synojnë fitoren ndaj atyre të Andorras. Dy duele mjaft të rëndësishëm dhe sigurisht që marrin vëmendjen e tifozëve shqiptarë. Në këtë mënyrë kampionët rikthejnë emocionet e Champions League.

Read Entire Article