“Ka kaluar pritshmëritë”, fermerët vlerësojnë punën e Glorias, Baby G: Më prekur që nuk më besoi për shëndetin

5 months ago 20

Fermerët kanë shprehur mendime pozitive për rolin e Glorias si kryefermere.

Të gjithë ata që kanë kaluar më parë në këtë post, kanë deklaruar se ajo e ka bërë punën shumë mirë, bazuar edhe në moshën e vogël që ajo ka.

Si Gloria kryefermere ka notën 10, si Gloria në ditë normale ka notën 8”, tha Albano.

Ka shkuar shumë mirë, edhe pse kishte disa momente që i kam kaluar edhe unë. Gloria ka qenë nën presion që të ruante edhe respektin tek të tjerët, dhe mendoj se ajo ja ka dalë më së miri”, shtoi Ditea.

Të njëjtin mendim kishin edhe Flori, Elsa dhe Valeri.

Gloria i ka kaluar pritshmëritë që kisha. Për moshën dhe aftësitë që ka është e fortë dhe qëndrimet e saj janë stoike”, tha Flori.

“Gloria edhe pse është më e vogla e shtëpisë, ka fituar respektin e fermerëve të tjerë dhe këtë mandat e ka kaluar me sukses. Por kjo edhe për faktin se shtëpinë e gjeti shumë mirë për shkak se më parë isha unë”, shtoi Elsa.

Rasti i kryefermerllëkut tim është unik dhe nuk është i ngjashëm me të tjerët”, theksoi Valeri.

Ndërkohë që Baby G, e cila pati një përplasje me Glorian, u shpreh se i erdhi keq që modelja, me të cilën ka shoqëri të afërt, nuk e besoi që ishte e sëmurë.

“Unë e kam respektuar mendimin e Glorias edhe pse jam mërzitur pak. Këtu jemi në një lojë dhe më pëlqen loja e Glorias si një konkurrente e fortë.

Nuk dua ta zgjasë shumë gjatë se e kam diskutuar me Glorian. Kemi folur dhe tani jemi shumë mirë. Mua më ka prekur Gloria kur i thash nuk jam mirë dhe ajo e ka marrë si lojë dhe konkurrencë. ”, deklaroi Baby G.

Duke kuptuar “gabimin” që ka bërë, Gloria tha se do ndryshonte shumë gjëra nëse do e kthente kohën pas, teksa i kërkoi sërish falje Baby G.

Dua ti kërkoj falje. Është e vështirë të jesh shoqe dhe kryefermere. Unë i kam thënë edhe më parë që jemi shoqe por shoqërinë e vërtetë do e kemi jashtë. Nëse do e ktheja kohën pas do ndryshoja shumë gjëra në lidhje me Baby G sepse nuk dua ta mërzis”, shtoi Gloria./vizionplus.tv

Read Entire Article