“Kam 24 kryqa tatuazh që më mbrojnë”, Silvana Bushati debaton me teologun në “7pa5”: Ke bërë gabim

8 months ago 43
Reklamë

Njerëzit shpesh e shohin Vitin e Ri, si një mundësi për “t’ja filluar nga e para” apo si një “fillim të ri”. Dhe për ta realziuar këtë fillim të ri si të mbarë, në lojë hyjnë bestytnitë nga më të ndryshmet e të pafundmet.

Pikërisht për besëtytnitë e Vitit të Ri është diskutuar mëngjesin e sotëm në “7pa5” në Vizion Plus.

Teologu Miron Çako bëri thirrje për t’i qëndruar sa më larg këtyre besëtytnive.

“Besëtytni do të thotë të besosh në objekt ose veprim fatsjellës që të kontrolon marrdhënien tënde në të gjitha aspektet. Ne i japim konotacion si një lloj perëndie. Janë bërë aq shumë saqë stë del koha ti bësh të gjiha. Humbim ën njerëzore”, shprehet teologu.

Pas këtyre, diskutimi përfundoi te magjitë dhe mësyshi.

E ftuar në studio, moderatorja Silvana Bushati u shpreh se nuk i beson aspak, pasi beson në Zot.

Kjo deklaratë u kundërshtua nga teologu, sipas Çakos nëse bëson në Zot duhet të besosh edhe në magji pasi për të flitet në bibël.”Prandaj e mbajmë kryqin që të mbohemi nga veprat e këqija të djallit”, shprehet Çako.

“Sa për kryq unë kam 24 kryqa tatuazh në turp”, tregon Silvana.

“Ke bërë një gabim se tatuazhi nuk lejohet. Ne jemi një kryevepër e Zotit dhe nuk lejohet të bëjmë në trup diçka që Zoti nuk na e ka bërë”, argumenton teolog Miron Çako./vizionplus.tv

Read Entire Article