Sulmuesit shqiptarë të Rubin Kazan po kalojnë një formë shumë të mirë, duke qenë sërish protagonistë në fitoren e skuadrës së tyre.
Mirlind Daku i cili e ka nisur titullar sfidën ka qenë protagonist absolut. Ishte Daku ai i cili gatoi golin e parë të Rubin Kazan ku nisi dhe përmbsyja e madhe pasi vendasit e Dinamo Makhashkala kryesonin 2-0.
Daku dha asistin e golit të parë. Ndërsa Dardan Shabanhaxhaj finalizoi një kundërsulm të shpejtë në minutën e 69-të, për të sigluar golin e rezultatit 3-2 me të cilin u mbyll kjo ndeshje.
Ndërkohë që Marvin Çuni u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë nga Rubin.