Policia sllovene ka sekuestruar një sasi të madhe kokaine e cila vinte nga Amerika e Jugut, dhe kapte vlerën e 10 milionë eurove.
Mediat sllovene raportojnë se kokainë transportohej nga një traget mallrash i cili transportonte sojë nga Amerika Latine.
Droga është kapur në portin e Koperit, ndërsa janë arrestuar dy persona, një shqiptar dhe një brazilian të cilët mendohet se janë personat që transportonin drogën.
Dy personat mbërritën në port me jet ski përtej lumit Rizana.