Katër fëmijë të tjerë vdiqën nga kequshqyerja dhe dehidratimi në një spital në Rripin verior të Gazës, të rrezikuar nga uria, pas pesë muajsh luftë midis Hamasit dhe Izraelit, tha sonte ministria e shëndetësisë e grupit islamik palestinez.
Fëmijët vdiqën në spitalin Kamal Antoine, siç raportoi zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Kindra. Ai sqaroi se gjithsej dhjetë fëmijë vdiqën nga të njëjtat shkaqe në Rripin e Gazës.
Sipas OKB-së, 2.2 milionë njerëz, shumica dërrmuese e popullsisë së enklavës, vuajnë nga uria në këtë rajon dhe veçanërisht në veri, ku shkatërrimi, luftimet e bëjnë pothuajse të pamundur shpërndarjen e ndihmave humanitare.
“Uria është pothuajse e pashmangshme, nëse diçka nuk ndryshon”, paralajmëroi sërish përfaqësuesi i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Jens Larke./vizionplus.tv/