“Kemi sekuestruar 41 milionë euro”, Dumani: Grupet kriminale në tregjet ndërkombëtare janë sofistikuar

2 months ago 25
Reklamë

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se hetimet e kryera gjatë vitit 2023 kanë treguar se grupet kriminale shqiptare janë sofistikuar dhe përfshihen në tregun ndërkombëtar të drogave të forta.

Dumani u shpreh se këto grupe kriminale shqiptare operojnë kryesisht në  Amerikën e Jugut, BE, Britaninë e Madhe dhe rajon.

Dumani shprehu shqetësimin për mashtrimin që iu bëhet shtetasve të BE-së, nga veprimtaria kriminale e sofistikuar e këtyre grupeve të cilat operojnë përmes call centerave.

Hetimet e 2023 tregojnë se grupet kriminale shqiptare janë sofistikuar dhe përfshihen në tregun ndërkombëtar të drogave të forta, duke patur pozicion dominues në vendet e origjinës të trafikut të kokainës. Këto grupe kriminale kanë aktivitet në Amerikën e Jugut, BE, Britaninë e Madhe dhe rajon.

Shqetësues edhe veprimtaria e sofistikuar e grupeve kriminale që operojnë përmes call center  duke mashtruar shtetas të BE për të kryer investime përmes platformave online.

Aktiviteti kriminal dhe dëmi që u shkaktohet viktimave shkon në miliona euro”, deklaroi Dumani gjatë prezantimit të raportit vjetor të SPAK për vitin 2023.

Dumani u shpreh më tej se sipas analizës së bërë, ka rezultuar se korrupsioni i funksionarëve të drejtësisë është shfaqur më së shumti në qytete të tilla si: Durrës, Shkodër, Tiranë, Laç dhe Fushë Krujë, ndërsa sa i p[ërket vrasjeve apo tentativave për vrasje janë evidentuar më të shumta në qytetet si: Durrës, Vlorë, Fushë Krujë, Fier, Shkodër dhe Elbasan.

Analiza e tregjeve kriminale në Shqipëri, tregon një situatë shqetësuese me grupe aktive në qytete si: Tirana, Durrësi, Vlora, Gjirokastra, Fieri, Shkodra, Elbasani, Kurbini dhe Fushë Kruja.

Korrupsioni i funksionarëve të drejtësisë është shfaqur Durrës, Shkodër, Tiranë, Laç dhe Fushë Krujë.

vrasjet dhe tentativat për vrasje më të shpeshta në:, Durrës, Vlorë, Fushë Krujë, Fier, Shkodër dhe Elbasan”, deklaroi më tej Dumani.

Ky i fundit theksoi se mungesa e kallëzimeve nga institucionet publike, është një prej problematikave me të cilat përballet Prokurori e Posaçme. Ndërkaq, Dumani shtoi se kërkesat e SPAK për masa sigurie “arrest me burg” zënë  49%.

Ai nënvizoi se SPAK ka sekuestruar 41 milionë euro pasuri.

/a.r

Read Entire Article