Këngëtarja e njohur, Gigliola Haveriku rrëfehet në “Vizioni i Pasdites”: Njohja me partnerin ishte dashuri me shikim të parë

1 day ago 29
Reklamë

Këngëtarja mjaft e njohur për publikun shqiptar, Gigliola Haveriku ka ndarë më shumë detaje nga jeta e saj jashtë muzikës.

E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Gigiola tregoi njohjen me partnerin, ku e cilëson si dashuri me shikim të parë.

Ajo tha se janë njohur në festën e një mikeshe të përbashkët, si dhe pas 7 muajsh ata morën vesh lajmin që do të bëheshin prindër.

Më tej, këngëtarja tregoi emocionet e para dhe udhëtimet që ka bërë me vajzën e saj, Izabel.

“U njohëm në një festë tek shtëpia e një shoqes sime, e cila na prezantoi, ose më sakt u prezantuam se ishim aty. Ishte dashuri me shikim të parë, ose me të folur. Më pas erdhi në jetë dhe fëmija. Ndodhi papritmas dhe jo papritmas. I tregova testin e shtatëzanis dhe ai më tha ça është kjo. I thash do bëhemi prindër. Ne kishim vetëm 7 muaj bashkë. Ndihemi shumë të bekuar, shumë të lumtur. Izabel ka udhëtuar që 2 muajsh në Itali. I ka bërë disa udhëtime, e kam marrë në disa koncerte”, tha ajo.

Sa i përket karrierës, ajo rrëfeu në studion e “Vizioni i Pasdites” se shumë shpejt do të vijë me një projekt mjaft të bukur muzikor./vizionplus.tv

Read Entire Article