Këngëtarja shqiptare nderohet nga Bashkia e New York

3 months ago 35
Reklamë

Enisa Nikaj

Enisa Nikaj

Këngëtarja me origjinë shqiptare Enisa Nikaj është nderuar nga Këshilli i Qytetit të New Yorkut në SHBA.

Enisa Nikaj është nderuar me një çmim për arritjet e saj personale në fushën e muzikës si dhe për shërbimin e dhënë ndaj komunitetit.

28-vjeçarja shqiptare ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e saj në Instagram.

“Prindërit e mi erdhën në Amerikë nga një qytet shqiptar në Mal të Zi. Edhe pse jam lindur dhe rritur në New York, ata gjithmonë janë kujdesur që të mos harroj kurrë kulturën tonë, rrënjët shqiptare që na bënë në Tuzi Mali Zi bota, është diçka e mahnitshme. Faleminderit Këshillit Bashkiak për nderin! Shqiptaro-malazezët në mbarë botën krenarë që janë ndër të parët që hapin rrugën për brezin e ardhshëm”, ka shkruar Enisa krahas fotove nga momenti që ajo është nderuar nga Këshilli i Qytetit të New York.

/vizionplus.tv/

Read Entire Article