Kërcënimet e Trump për tarifa, kryeministri Starmer: Britania e Madhe nuk zgjedh mes SHBA-së dhe BE-së

2 weeks ago 35

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka këmbëngulur se Mbretëria e Bashkuar “nuk po zgjedh” midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.

Sipas mediave të huaja, deklarata e tij vjen pasi Presidenti Donald Trump kërcënoi se do të godiste BE-në me tarifa “shumë shpejt” pasi t’i zbatonte ato në Kinë dhe pasi shtyu vendimin për taksat shtesë ndaj Meksikës dhe Kanadasë.

Por kur Starmer u pyet se si do të balanconte krijimin e lidhjeve më të ngushta me BE-në, por edhe me SHBA-të dhe Trump në krahun tjetër, ai tha se të dyja marrëdhëniet ishin të rëndësishme.

“Kjo për mua nuk është e re,” tha ai gjatë një konference për shtyp dje në Bruksel, shkruan A2 CNN.

“Unë mendoj se kështu ka qenë gjithmonë dhe do të jetë kështu edhe për shumë e shumë vite në vijim”, shtoi Starmer.

Më herët gjatë ditës, një zëdhënës i Doëning Street këmbënguli se Starmer i besonte Trumpit dhe vuri në dukje “një grup bisedash të hershme vërtet konstruktive” midis dy liderëve.

Read Entire Article