Kilogramët e tepërt që marrim gjatë festave, dy trajneret tregojnë në “7pa5” si të sjellim trupin në formë

8 months ago 34
Reklamë

Kilogramët e shtuar pas festave të fundvitit janë më se të zakonshme dhe shumë duan të shpëtojnë prej tyre sapo fillon viti i ri.

Për të ndarë disa këshilla rreth kësaj teme në emisionin “7pa5” në Vizion Plus ishin të ftuara Eri Lazaj, trajnere personale dhe psikologe dhe Arjana Disha, trajnere fitness-i.

Ato thanë se duhet treguar kujdes me ushqimin gjatë festave, megjithatë kilogramët e shtuar mund të hiqen me dieta dhe stërvitje.

“Mund ta kthejmë trupin në formë nëse rregullojnë ushqimin, dhe pjesa e stërvitjes që do ishte e dyta”, tha Lazaj.

Ndërkohë, Disha tha se njerëzit duhet ta shijojnë ushqimin për festa, por më pas duhet të ndjekin një rutinë për të sjellë trupin në formë.

“Është festë, hani. Pas kthimit është mirë rikthehemi detokseve, dietës, ushqimit, stërvitjes. Detoks është ujë, kastravec, ujë me limon, xhinxher”, tha Disha

Ndërkohë, Lazaj shpjegoi pse marrim aq shpejt kilogramë gjatë festave, teksa shtoi se ka mënyra për t’i hequr po ashtu shpejt.

Ushqimet janë shumë kalorike, duke nisur nga ëmbëlsirat, gjeli i detit, përsheshi dhe shumë gjëra të tjera që janë me kalori të larta. Njëkohësisht kemi dhe mënyra si mund t’i heqim sa më shpejt”, tha Lazaj. /vizionplus.tv

Read Entire Article