Kishin humbur rrugën, pas disa orë kërkimesh gjenden në Nivicë dy turistet çeke

2 months ago 29

Policia iu ka ardhur në ndihmë dy turisteve çeke të cilat humbën gjatë së mërkurës në zonën malore mbi fshatin Nivicë.

Pas marrjes së njoftimin, policia nisi kërkimet dhe pas disa orësh ka bërë të mundur lokalizimin dhe më pas ka ndihmuar turistet të zbrisnin nga terreni i vështirë, shkruan javanews.al

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë iu erdhën në ndihmë dy turisteve çeke, të cilat kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të natyrës në një zonë malore mbi fshatin Nivicë.

Sot, rreth pasdites, pas marrjes së njoftimit se dy shtetase çeke kishin humbur rrugën në vendin e quajtur “Kërkëz,” në një zonë malore dhe me terren të vështirë, shërbimet e Policisë Himarë organizuan menjëherë punën për t’i ndihmuar.

Pas disa orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë dhe distancës së madhe nga zona e arritshme me automjete, policia arriti të lokalizojë turistet, të cilat ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve dhe i fton ata që, për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, njofton policia.

/a.r

Read Entire Article