Kokainë me vlerë 1.5 mln euro, Escott & Jumpa fusin në telashe shqiptarin

2 months ago 31
Reklamë

Një kontroll i Guardia di Finanza në Bolzano çoi në zbulimin e 8 kilogramë e gjysmë kokainë të fshehur në një makinë që vinte nga Gjermania. Në mjetin me targa italiane udhëtonte një shqiptar dhe një italian. Sapo u ndaluan nga policia ata shfaqën nervozizëm.

Shpjegimet kontradiktore të dyshes mbi arsyet e udhëtimit bënë që oficerët të dyshonin, ndaj dhe vendosën që të fusnin në lojë Escott dhe Jumpa, dy qen antidrogë. E këta të fundit zbuluan të fshehur në pjesën e bagazhit 8 pako me kokainë, me një peshë totale prej 8,581 kilogramë.

Sipas asaj që shkruan ANSA, vlera e drogës përllogaritet të shkojë në rreth 1.5 milion euro. Ajo u sekuestrua së bashku me makinën, ndërsa dy personat që ndodheshin në të u arrestuan dhe u mbyllën e burgun e Bolzanos.

Hetimet vijojnë për të verifikuar një lidhje të mundshme mes këtij sekuestrimi dhe një paraardhësi, ku autoritetet italiane sekuestruan 100 kilogramë hashash. Kjo ngarkesë u zbulua rreth 2 javë me parë në Resia, po gjatë kontrollit të një makine që vinte nga Gjermania.

/a.r

Read Entire Article