Korçë/U gjet i pajetë anës rrugës, Policia: Dyshohet se 61-vjeçari ndërroi jetë nga arresti kardiak

3 hours ago 16

Një 61-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë, në lagjenb nr. 12 në qytetin e Korçës.

Policia njofton se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, çka indikon se vdekja e tij mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale, dyshohet arrest kardiak.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:12, në lagjen nr. 12, në rrugë, është gjetur i pajetë shtetasi D. Zh, 61- vjeç, banues në Korçë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se ka humur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 61-vjeçarit.

Read Entire Article