Kroaci\ Masakër në një azil, një ish-polic vret 5 persona, mes tyre e ëma

1 month ago 38
Reklamë

Një burrë ka hyrë në një shtëpi të moshuarish në Daruvar të Kroacisë dhe ka nisur të qëllojë mbi njerëzit.

Për pasojë mbetën të vrarë pesë persona dhe u plagosën 8 të tjerë. Mes viktimave është edhe nëna e tij, veterane e ushtrisë kroate, e lindur në vitin 1973.

Katër të vdekurit e tjerë janë banorë të shtëpisë së të moshuarve dhe punonjës të institucionit. Të gjithë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa 8 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin ende ndihmë mjekësore.

I dyshuari mendohet se është një polic ushtarak në pension. Ai u largua nga vendi i të shtënave, por policia e kapi atë menjëherë në një lokal pranë objektit. Autoritetet ende po hetojnë motivin e sulmit.

Read Entire Article