Kryetari i parlamentit hungarez Sandor Lezak nënshkroi ratifikimin e protokollit të pranimit të Suedisë në NATO dhe ia përcolli projektligjin zyrës së presidentit të vendit për nënshkrim, sipas faqes zyrtare të parlamentit hungarez.
Deputetët hungarezë miratuan anëtarësimin e Suedisë në NATO më 26 shkurt, duke hequr në këtë mënyrë pengesën e fundit për vendin nordik për të ndërmarrë hapin historik dhe për të thyer neutralitetin që ka ruajtur gjatë dy Luftërave Botërore dhe Luftës së Ftohtë.
Lexo edhe :
Related Posts
Ratifikimi i protokollit u miratua nga Parlamenti hungarez me një shumicë dërrmuese (188 vota nga gjithsej 199 deputetë), duke i dhënë fund pritjes gati dy vjeçare.
Tani presidenti i Hungarisë ka në dispozicion pesë ditë për të nënshkruar projektligjin. Aplikimi i Suedisë për anëtarësim në NATO, që u dorëzua pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022, e tejkaloi pengesën e fundit, pasi që Hungaria votoi për ratifikimin e pranimit Stokholmit të hënën, më 26 shkurt.
Pranimi në aleancën ushtarake perëndimore përbën ndryshim të madh, si për mbrojtjen e Suedisë, por edhe për balancën gjeopolitike në rajon.
Suedia është një nga vendet e BE-së që ka akuzuar Hungarinë për kthim prapa në parimet demokratike të BE-së. Javën e kaluar, Orban priti homologun e tij suedez Ulf Kristersson dhe njoftoi mbështetjen e tij për anëtarësimin e Suedisë.
“Të jesh anëtar i NATO-s do të thotë se ne jemi të përgatitur të vdesim për njëri-tjetrin”, tha ai. Miratimi i parlamentit hungarez tani duhet të nënshkruhet nga presidenti, pas së cilës një ftesë zyrtare i dërgohet Suedisë për t’iu bashkuar grupit prej 31 anëtarësh.
Procesi zakonisht zgjat disa ditë. Turqia kishte qenë vendi tjetër i NATO-s që refuzoi miratimin e aplikimit të Suedisë. Ajo përfundimisht hoqi veton e saj në janar.
Çdo anëtar ka të drejtën e vetos mbi zgjerimin e aleancës mbrojtëse. nSuedia dhe fqinji i saj lindor Finlanda, konsiderohen prej kohësh neutrale ushtarakisht, por njoftuan synimin e tyre për t’u bashkuar me NATO-n në maj 2022.
Finlanda u bashkua zyrtarisht në prill të vitit të kaluar, duke dyfishuar gjatësinë e kufirit të aleancës me Rusinë. Presidenti rus Vladimir Putin dërgoi ushtrinë e tij në Ukrainë në vitin 2022 me shpresën se do të kontrollonte zgjerimin e
NATO-s dhe do të dobësonte kolektivizmin perëndimor. Në fakt, me aderimin e Suedisë dhe Finlandës ndodhi pikërisht e kundërta./vizionplus.tv