Kthjellime dhe vranësira në zonat malore, temperaturat do të jenë me rritje

1 month ago 25
Reklamë

Anticikloni afrikan po rikthehet në pellgun e Mesdheut ku presim rritje të temperaturave në territorin e Shqipërisë .

E Premte 26 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në bregdet,  dhe vranësira në zonat lindore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      18/33°C

– Zonat e ulëta      20/37°C

– Zonat bregdetare 22/36°C

Kosova për dt. 26 Korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe  vranësira.  Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 18°C –21°C në mëngjes deri në 29°C –32°C gradë Celsius në mesditë.

E Shtunë 27 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në bregdet,  dhe vranësira në zonat lindore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      20/35°C

– Zonat e ulëta     22/38°C

– Zonat bregdetare 22/37°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Read Entire Article