Kushëriri i peshkaqenit! Peshkatarët në Radhimë kapin specien me emrin “Chimaera Monstrosa”

7 months ago 54

Një specie e veçantë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Radhimës. Me emrin latin “Chimaera Monstrosa” ai njihet si peshku lepur apo peshku mi por një specie e afërt me peshkaqenët.

Qendra e peshkimit në Radhimë njoftoi specialistët si në çdo rast që kapin peshq të rrallë për brigjet e Vlorës.

“Nga informacionet që morëm kjo specie është para peshkaqenve dhe prehistorike. E veçanta është se kjo specie jeton me mbi 300 m në thellësi dhe ajo është kapur në 30 metra thellësi , kjo do të thotë që në mungesë te ushqimit është afruar në gjirin e Vlorës. Kjo specie arrin peshën deri në 2.5 kg dhe gjatësi deri në 3 m”- tha peshkatari Sherif Dyrmishi, i njëjti që e zuri në rrjeta.

Duke e konsideruar një specie të përafërt me peshkaqenin specialistët që merren me studimit e tyre e morën në laborator për ta studiuar.

“Është një nga speciet më të rralla që mund të gjesh në detin Adriatik. Prej dy vitesh ne studiojmë specie  dhe kjo është shumë shumë e rrallë, sepse nuk rriten në ujëra të cekëta. dhe për në kjo gjë do të thotë se është një zbulim shumë i madh e dinim që ky peshk ekzistonte por jo që në këtë thellësi dhe për ne është një gjetje shumë e rrallë. Janë gjetur 28 të tilla deri tani dhe kjo është më e rralla”- tha Andrej Gajic, Specialisti nga Bosnja.

Ekspertët shpesh fajësojnë efektet e ngrohjes globale sa herë që në gjirin e Vlorës peshkatarët ndeshin specie të veçanta dhe të rralla.

Top Channel

Read Entire Article