Një lajm i keq për Fiorentinë, sulmuesi Christian Kouame është shtruar në spital pas kthimit nga kupa e Afikës.
Ka qenë vetë klubi italian i cili ka bërë me dije se Kuame është diagnostikuar me malarie dhe tashmë ndodhet në spital.
“Fiorentina njofton se, pas fillimit të etheve mes 20 dhe 21 shkurtit, lojtari Christian Kouame iu nënshtrua një testi për vlerësimin e një infeksioni të mundshëm malarie, i cili rezultatoi pozitiv. Futbollisti është shtruar në spital për trajtimin e duhur dhe do të rivlerësohet në ditët në vijim”.
Kouame u kthye në Firence të shtunën e kaluar, por nuk u thirr për udhëtimin e së dielës në Empoli.