Lajm i mirë për shqiptarët\ Laburistët premtojnë azil për 90,000 emigrantë, që do deportoheshin në Ruanda

2 months ago 30
Reklamë

90,000 emigrantë të caktuar më herët në listat për deportim në Ruanda, me ardhjen e Laburistëve në pushtet do të kenë mundësinë për të përfituar azil me procedurë të përshpejtuar në Britani. Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper pritet të zbulojë legjislacionin e ri me të cilin në fillim të kësaj jave do të nisë procesi […]

Lajm i mirë për shqiptarët\ Laburistët premtojnë azil për 90,000 emigrantë, që do deportoheshin në Ruanda

90,000 emigrantë të caktuar më herët në listat për deportim në Ruanda, me ardhjen e Laburistëve në pushtet do të kenë mundësinë për të përfituar azil me procedurë të përshpejtuar në Britani.

Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper pritet të zbulojë legjislacionin e ri me të cilin në fillim të kësaj jave do të nisë procesi për shqyrtim të kërkesave për azil për mijëra njerëz që kishin frikë se mund të largoheshin nga ishulli.

Këshilli i Refugjatëve vlerëson se do t’u jepet azil rreth 90,000 emigrantëve, pavarësisht se kanë hyrë ilegalisht në Britani, 36,000 prej të cilëve jetojnë aktualisht në hotele që i kushtojnë taksapaguesve britanikë 2.9 milionë paund në ditë.

The Telegraph nënvizon se zyrtarët pritet t’u japin përparësi azilkërkuesve nga vendet të cilësuara “të sigurta” si Vietnami, Shqipëria, Egjipti dhe India, që përbëjnë edhe 30% të shifrës së përgjithshme të azilkërkuesve.

Gazeta gjithashtu kupton se masa nuk do të kërkojë ndonjë ndryshim në Aktin e Migrimit të Paligjshëm të Rishi Sunak, i cili u miratua vitin e kaluar.

Kjo për shkak se ish-kryeministri nuk aktivizoi kurrë dy elementë të aktit – që çdo kërkesë për azil e bërë në 18 muajt e fundit do të konsiderohej e papranueshme dhe ato më pas do të deportoheshin në Ruandë – gjë që do të kishte penguar zbatimin e planeve të Laburistëve.

Lajmi për planin e qeverisë Laburiste vjen vetëm disa orë pasi një emigrant vdiq sepse një gomone u fundos teksa përpiqej të kalonte  Kanalin Anglez. A2

What's Your Reaction?

like 0

Pëlqej

dislike 0

Nuk Pëlqej

love 0

Love

funny 0

Funny

angry 0

Angry

sad 0

Sad

wow 0

Wow

albanianlive

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.

Read Entire Article