Kryeministri Benjamin Netanyahu është duke përgatitur një sulm të ashpër ndaj Iranit si kundërpërgjigje..
Këtë e raporton “Channel 12”, duke cituar burime sipas të cilave Izraeli “do të kërkojë një çmim të lartë nga regjimi i Ajatollah”.
“Përgjigja e ashpër” e pritshme ishte e koordinuar ngushtë me administratën e Biden, tha stacioni televiziv, duke përmendur mundësinë e një telefonate të ardhshme midis Netanyahu dhe Biden.
Sipas raportit, përgjigja izraelite pritet të zbatohet brenda pak ditësh.
Izraeli reagoi ditën e sotme duke deklaruar se nuk do të lejojë që Hezbollahu të kthehet më në Libanin jugor. Deklaratën e bëri shefi i Shtabit të Izraelit.