“Libra falas për mbi 238 mijë nxënës”, Manastirliu: 25 shkolla të rindërtuara hapin dyert në shtator

2 months ago 24

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar procesin e përfundimit të rikonstruksionit të gjimnazit “Isa Boletini” në Vorë ku tashmë ofron kushte më të mira për nxënësit dhe mësuesit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale, pamje nga shkolla e re, e cila me ndryshimin rrënjësor që do të hapë dyert në fillimin e vitit të ri shkollor .

Gjimnazit “Isa Boletini” në Vorë, ofron tashmë standarde më të mira për më shumë se 350 nxënës dhe mësues të cilët do të akomodohen në këto ambiente në nisjen e vitit të ri shkollor 2024-2025.

“23 klasa të reja, 4 laboratorë të shkencave dhe teknologjisë, terrene sportive dhe palestër moderne”, shkruan kryeministri Rama.

Në emër të nxënësve dhe stafit pedagogjik, presidentja e shkollës Elgisa Muça u shpreh se ,”duke investuar në këtë shkollë të re është fillimi I një të ardhme të mirë dhe më e begatë për të gjithë”.

Në kuadër të ndërtimit të institucioneve të reja shkollore të investuara nga programet e qeverisë , Ministrja u shpreh se, “janë 25 objekte arsimore që tashmë kanë përfunduar edhe fazën tjetër të nevojshme për tu bërë gati për hapjen e vitit të ri shkollor 2024-2025″.

Gjithashtu ajo theksoi se janë 40 objekte të tjera arsimore ku puna vazhdon ku pritet të përfundojnë përgjatë këtij viti të ri shkollor.

Nga ana tjetër, edhe shpërndarja e librave tha ministrja, tashmë po realizohet në shkolla apo në pikat e shpërndarjes ku janë 238 mijë nxënës do të marrin libra falas , përfshirë nxënësit nga klasa I- IX , përfshirë këtu dhe 12.500  nxënës të gjimnazeve që janë në kategoritë e mbështetura nga politika sociale nga shteti ku përfshihen nxënësit të familjeve me ndihmë ekonomike, fëmijë që janë pa mbështetjen prindërore, fëmijët me aftësi speciale apo fëmijë të komunitetit rom apo egjiptian.

/a.r

Read Entire Article