Lider i Rangers, Bajrami pas golit në kupë: Ndihem mjaft mirë

1 month ago 37

Nedim Bajrami është njeriu i momentit në Skoci, i cili brenda pak muajsh është kthyer në idhullit e tifozëve të Rangers.

Nga ndeshaj në ndeshje Bajrami ka treguar klas, finesë por edhe forcë lideri në fushë, ashtu siç bëri edhe ditën e sotme në sfidën përballë Motherëell në Kupë, ku shënoi golin e dytë dhe të fitores për blutë e Gllasgou.

Pas ndeshjes Bajrami ka theksuar se skuadra tregoi karakter pasi përmbysi rezultatin përballë një skuadre jo të lehtë si Motherwell.

“Ne treguam cilësitë tona sot dhe për 90 minuta besuam. Shënuam dy gola të këndshëm dhe në fund jem në finale. Është gjithmonë e vështirë kur pëson gol ndaj skuadrash të tilla, por ne treguam durim në pjesën e dytë. Mund të shënonim edhe më shumë gola në pjesën e dytë dhe kjo është mënyra se si duhet të luajmë. Kemi ende kohë nga tani e deri te finalja ndaj Sëlltikut, por mendoj se do të jetë një ndeshje e madhe ndaj jam i entuziazmuar”, tha Bajrami pas ndeshjes.

Sa i përket golit të shënuar, Bajrami komplimentoi shokun e skuadrës për asissin, por edhe realizimin e tij.

Goli? Ky ishte një kundërsulm i mirë dhe një pasim i mirë nga Vaclav gjithashtu, mendoj se ishte edhe një finalizim i mirë nga unë dhe se po mundohem të ndihmoj ekipin në çdo ndeshje., Po mundohem t’i marrim ndeshje pas ndeshje, pasi kemi shumë të tilla përpara. Pas tre muajsh këtu po ndjehem mjaft mirë me shokët e skuadrës dhe mundohem të ndihmoj me gola dhe asiste. Në duhet të nisemi nga kjo fitore dhe të vazhdojmë këtë rrugë, pasi na presin shumë ndeshje, kemi tani Olimpiakosin dhe do të shkojmë atje të japim më të mirën dhe të fitojmë”, ishin fjalët e mesfushorit shqiptar.

Read Entire Article