Lideri i Sinaloas u fut në kurth, ‘El Majo’ u mashtrua për të fluturuar drejt SHBA përpara se të arrestohej

1 month ago 23
Reklamë

Lideri i kartelit të fuqishëm të drogës Sinaloa, Ismael ‘El Majo’ Zambada u fut në kurth përpara se të arrestohej në SHBA, tha një burim për agjencinë e lajmeve Associated Press. Ismael “El Mayo” Zambada hipi në një aeroplan për në SHBA duke besuar se do të shkonte diku tjetër, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti dhe nuk dha detaje shtesë, duke përfshirë se kush e bindi Zambadan të hipte në aeroplan ose ku saktësisht mendonte ai se po shkonte.

Me të mbërritur në zonën e El Pasos, Zambada dhe Joaquin Guzman Lopez, djali i mbretit famëkeq të drogës “El Çapo”, i cili po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një burg në SHBA që nga viti 2019, u vunë menjëherë në pranga nga autoritetet amerikane. 76-vjeçari Zambada, u paraqit në gjykatën federale në El Paso të premten, duke u ë deklaruar i pafajshëm për akuzat për trafik droge.

Seanca e tij e ardhshme gjyqësore është caktuar për të mërkurën. Frank Perez, një avokat i listës që do të mbrojë Zambadan, tha në një mesazh për Asaociated Press se klienti i tij nuk shkoi vullnetarisht në SHBA. Ndërsa Sekretarja meksikane e Sigurisë tha se një avion u ngrit vetëm me pilotin nga aeroporti i Hermosijo në Meksikë.

Shërbimi i gjurmimit tregoi se avioni ndaloi transmetimin e lartësisë dhe shpejtësisë për rreth 30 minuta ndërsa ishte mbi malet e Meksikës veriore përpara se të rifillonte transmetimin e kursit të tij kur po udhëtonte drejt kufirit të Shteteve të Bashkuara.

Zambada, një nga bosët më të fuqishëm të drogës në botë, ka qenë në kërkim nga qeveria amerikane për vite me radhë në përpjekje për të arrestuar drejtuesit e kartelit Sinaloa,  që është përgjegjës për trafikimin e sasive të mëdha të drogës përtej Meksikës. Autoritetet amerikane kishin ofruar një shpërblim deri në 15 milionë dollarë për informacione që të çonin në kapjen e tij.

/a.r

Read Entire Article