“Listat e mbyllura, hapje brutale e PS-së”, Rama për skuadrën: Bora Muzhaqit u bë e famshme me meme, por ka punuar shumë

1 week ago 18

Kryeministri Edi Rama thotë se listat e mbyllura do të shërbejnë si një instrument për të hapur PS. Gjatë komunikimit në rubrikën “Sy m’sy”, kreu i qeverisë përmendi disa shembuj që sipas të cilit kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në vend, por nëse do të ishin në listën e hapur, do ta kishin të vështirë për të ecur më tutje.

Skuadra jonë është ndërtuar me shumë kujdes duke nisur nga viti i kaluar në shtator kur kemi vendosur drejtuesit politikë. Drejtuesit politikë bëjnë punën studimore të territorit të potencialeve.

Lista e hapur dhe partia e mbyllur do të thotë se në kushtet kur të gjitha përpjekjet për të hapur partinë bëjnë një efekt relativ dhe konsumi i energjisë dhe kohës që partia të hapet, që të ketë gatishmëri në të gjithë territorin është i jashtëzakonshëm dhe rezultati është shpeshherë më pak se i zakonshëm, mediokër dhe listat e mbyllura dhe partia e hapur do të thotë se ne kemi shfrytëzuar listat e mbyllura për të hapur partinë.

Për ta bërë hapjen brutale të partisë. Duke u dhënë mundësi të rinjve dhe të rejave që ndryshe nuk do të hynin dot” tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka folur për platformën “Deputeti që Duam” dhe përmirësimet e bëra në procesin e seleksionimit të kandidatëve për deputet. Ai theksoi se pas rilançimit të portalit, u morën rreth 500 aplikime, nga të cilat u selektuan rreth 250 individë, të cilëve iu dha mundësia të angazhoheshin në terren dhe në rrjetet sociale për të parë se sa të dobishëm do ishin për skuadrën.

Rama shprehu kënaqësinë që platforma ka sjellë risitë e dëshiruara, duke falenderuar Bora Muzaqin, e cila ishte pjesë e platformës që në vitin 2021. Ai e përshkroi atë si një person që, edhe pse nuk u bë deputete, ka punuar shumë në fushën e sportit për shkolla dhe ka kontribuar në platformë. Rama theksoi se, megjithëse Muzaqi e ka pasur të vështirë për shkak të mungesës së eksperiencës, ajo ka bërë një punë të madhe dhe ka ndihmuar në sjelljen e ideve të reja për skuadrën.

“Drejtuesit politikë kanë ndërtuar një proces, ndërkohë që ne rilabncuam portalin “Deputeti që Duam”. Bëmë disa përmirësime të sistemit dhe patëm rreth 500 e kusur aplikime. Pastaj të gjithë këtyre që aplikuan, iu drejtuam me një proces të dytë seleksionimi. Nga seleksionim dolën rreth 250 individë që iu dha mundësia të futen në terren dhe të punojnë në terren. Nga ana tjetër, iu kërkua që të aktivizohen në rrjetet sociale, për të parë se sa të dobishëm do ishin për skuadrën. Sepse një gjë është të jesh i zoti në jetën tënde private dhe gjë tjetër që të jesh në një skuadër. Më vjen mjaft mirë që platforma na ka sjellë një risi të madhe.

Dua të falënderoj Bora Muzaqin, e cila ka hyrë në platformën “Deputeti që Duam në 2021. Ishte në listën që duhej thyer hersi për të hyrë. Shkurt fjala nuk u bë deputete, por sërish punoi për atë që donte. U bë e njohur ngaqë u bë meme, në mungesë të eksperiencës, në mungesë të orientimit, sepse nuk është e lehtë të të vendosin kamera si mitrolozë, kur nuk ke eksperiencë. Por megjithatë ka bërë një punë për ta kapërcyer dhe nga ana tjetër ka punuar shumë me disa programe të sportit në shkolla dhe nga ana tjetër është angazhuar me platformën, sepse na ka dhënë goxha dorë, se ishte një burim i pavarur për prurje të reja. Jam i bindur që platforma në zgjedhjet e ardhshme të 2029 do jetë një instrument i jashtëzakonshëm. Me këtë herë të dytë, ka dhënë provën te shumë skeptikë që funksionon.”-u shpreh Rama“, u shpreh Rama.

Read Entire Article