Lufta me flakët/ Drejtori i Gatishmërisë të Përgjigjes Emergjente: Shumica e zjarreve shkaktohen nga dora e njeriut. Ja qarqet më të rrezikuara

2 months ago 21
Reklamë

Drejtori i Gatishmërisë të Përgjigjes Emergjente, Leonard Qyra, i ftuar në News 24 foli për situatën e zjarreve në vendin tonë.

Qyra theksoi se shumica e zjarreve në Shqipëri shkaktohen nga dora e njeriut. Ai tha se qarqet më të rrezikuara nga flakët janë Gjirokastra, Vlora, Fieri, Berati, Lezha dhe Shkodra. Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve, që të mos ndezin zjarre, pasi mbi të gjitha është një vepër e rëndë penale.

Leonard Qyra, Drejtor i Gatishmërisë të Përgjigjes Emergjente: Kemi 100 efektivë që veprojnë në Delvinë, kemi në Gjirokastër 50 policë, bashkëpunojnë me ne edhe efektivë të Komisariatit të Gjirokastrës, që ndihmojnë nga toka. Falë ndërhyrjes së tyre, janë parandaluar 3 vatra zjarri, që ishin afër, që dyshohet të jenë të qëllimshme. Temperaturat ndikojnë tek zjarret, era ndikon shumë, por shumica e vatrave të zjarrit janë shkaktuar nga dora e njeriut, me ose pa dashje. Qarqet më të prekura janë Gjirokastra, Vlora, Fieri, Berati, Lezha dhe Shkodra. Ne kemi hartuar plane, në koordinim edhe me bashkitë, ne kemi ndihmuar bashkitë edhe me pajisje, që të jenë më të aftë për shuarje të zjarreve.

Read Entire Article