Lufta me flakët vijon ende, mbahet nën kontroll zjarri në fshatrat Mashkullore dhe Lazarat

1 month ago 28
Reklamë

Forca të shumta të zjarrfikësish nga Tepelena dhe Përmeti kanë mbajtur nën kontroll zjarrin e rënë në fshatin Mashkullor dhe Lazarat.

Sipas njoftimit nga Drejtoria Vendore e Policisë së Gjirokastrës, së bashku dhe me vullnetar të bashkisë vijojnë luftën me flakët.

“Gjatë gjithë natës është luftuar me zjarrin për mos ta lejuar të bëhej rrezik për qytetin dhe fshatrat. Të dislokuar në stacion na erdhën në ndihmë efektiv nga Tepelena dhe Përmeti”.

Sipas njoftimit, në orën 4:30 u be riorganizim në stacion për dislokimin e forcave në pikat kyçe për mbajtjen nën kontroll dhe izolimin e zjarrit.

“Lufta me flakët vijon ende…në operacion janë 107 forca vullnetare nga Bashkia ,50 forca nga Ushtria,6 punonjës me kontrate dhe 14 efektiva zjarrfikëse nga Drejtoria Gjirokastër të ndarë në grupe”.

Njëri grup lufton për moslejimin e zjarrit në drejtim të fshatit Mashkullore, një grup në drejtim të qytetit dhe grupi tjetër në kufirin e Gjirokastrës me fshatin Lazarat.

/a.r

Read Entire Article