Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden tha se beson se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po bën “gabim” në menaxhimin e situatës në Gaza.
“Mendoj se kjo që ai po bën është një gabim. Unë nuk jam dakord me qasjen e tij,” tha Biden në një intervistë, raporton BBC.
Presidenti i SHBA-ve tha ndër të tjera se Gaza duhet të ketë “akses total në ushqime dhe ilaçe” për gjashtë deri në tetë javët e ardhshme.
Javën e kaluar presidenti amerikan paralajmëroi se mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së për luftën varet nga Izraelie, nese do të lejojë që në Gaza të dërgohet ndihma humanitare ose jo.
Por Izraeli ka mohuar se ka penguar hyrjen e ndihmave ose shpërndarjen e ndihmave humaniare brenda Gazës dhe ka akuzuar agjencitë e OKB-së kanë dështuar për të marrë ndihmën që u lejohet njerëzve që kanë nevojë./vizionplus.tv/