Makinën e sekuestruar e shiti për pjesë këmbimi, pezullohet efektivja e policisë në Tiranë

2 months ago 32
Reklamë

Një oficere në komisariatin e policisë nr 1, të Tiranës, me gradë nënkomisare është pezulluar nga detyra pasi është në hetim për mashtrim.

Pas hetimeve të kryera u zbulua se punonjësja e policisë Besie Koshena gjatë kohës që ka kryer detyrën si Specialiste për Hetimin e Krimeve, duke shfrytëzuar atributet e Oficerit të Policisë Gjyqësore, ka shitur një mjet për përfitime personale.

Mësohet se pas ekzekutimit të urdhrit për kthimin e mjetit të sekuestruar, nëpërmjet mashtrimit oficerja ka përvetësuar atë mjet dhe në bashkëpunim me shtetasin Geri Kurti, e kanë shitur atë për pjesë këmbimi me qëllim përfitimi. Gerti Kurti mësohet se është vendosur në hetim gjithashtu.

Si ndodhi ngjarja

Përpara disa kohësh një person vrau veten brenda mjetit të tij tip “Golf 6”. Në atë kohë mjeti u bllokua si provë materiale nga Prokuroria e Tiranës.

Pas verifikimeve dhe hetimeve, organi i akuzës urdhëroi që mjeti t’i kthehej familjarëve të viktimës. Besie Koshena, e cila ishte urdhëruar për të kthyer mjetin fillimisht foli me babain e të riut që u vetëvra ku e ka pyetur nëse kishin për qëllim për të mbajtur apo jo mjetin.

I ati në kushtet e tronditjes së humbjes së djalit të tij i ka thënë që do e shiste. Efektivja i kishte premtuar më pas që mjetin do e blinte ajo. Pasi e ka marrë për kontroll te mekaniku ajo e ka shitur në bashkëpunim me Geri Kurtin për pjesë duke mos i dhënë lekët familjarëve.

Read Entire Article