Marsi kalon te Binjakët, paralajmërimi i Meri Gjinit për fundjavën: Ankthi është prezent, shenja që merr zgjidhje

2 months ago 27
Reklamë

Astrologe Meri Gjini ka bërë mëngjesin e sotëm në 7pa5, në Vizion Plus parashikimin e Horoskopit për fundjavën.

Vazhdojmë të jemi në hyrjen e fortë të Marsit dhe Uranit. Kjo është një energji e fortë që do ndikojë deri ditën e diel, që do kemi Hënën e Plotë te Bricjapi.

Kujdes në menaxhimin e energjive personale. Ankthi është prezent dhe të gjithë kanë ngarkesa që nuk janë normale zakonisht.

Në datën 21, Marsi kalon te Binjakët. Në këtë periudhë ata që duan të kenë lëvizje, ndryshime pune, bashkëpunime, ata që merren me artin dhe sportin, është momenti për ndryshim.

Është shumë e rëndësishme të fokusoheni në çështjet e punës, sepse momenti është tani.Marsi në hyrje shumë të bukur trekëndore me Diellin nga dita e hënë. Hyrjet trekëndore janë shumë të mbara dhe na çojnë lehtësisht drejt objektivave.

Dashi
Duhet të jenë të kujdesshëm në raportet personale. Ditën e premte në darkë, të shtunën dhe të hënën në mëngjes. Planetin e fatit e kanë në hyrje trekëndore. Mos hiqni dorë nga lëvizjet që duhet të bëni për zgjerimin e ekonomisë.

Demi
Marsi dhe Urani janë te ata. Është një hyrje që pavarësisht nevojës për të vendosur rregulla të reja, duhet të mendojnë që i fituar do dal ai që vepron me mendim. Veprimi i shoqëruar me mendim shpërblehet. Faktori i të papriturës është prezent për mirë. Do ketë zhvillime të mira në çështjet e karrierës.

Binjakët
Zhvillime shumë të mira në çështjet e parasë ose punës që i sjell para. Janë me gjërat e vjetra më shumë. Me detyrime dhe shpërblime që i presin prej kohësh. Me ardhjen e Marsit të Binjakët, të dielën puna vendoset prioritet.

Gaforrja
Ky katër ditësh u shkon shumë. Erosi dhe emocionet duhen vënë prioritet. Duan apo s’duan, javën që vjen do kenë një intensitet në çështje të profesionit dhe karrierës. Mbyllni çfarë detyrimesh profesionale keni, këtë javë.

Luani
Me diellin tranzit duket sikur mezi presin këtë hyrje për të qenë në qendër të vëmendjes. Por duhet të zgjidhjin çështjet që i përkasin shoqërisë dhe familjes.

Virgjëresha
Në pjesën më të madhe të fundjavës do ja dedikojnë jetës sociale dhe shoqërisë. Por shumë selektiv. Kanë një tendencë për të qenë përzgjedhës te njerëzit që do mbajnë afër. Detyrimet bankare janë shumë të rëndësishme sot.

Peshorja
Ka lajme që ju gëzojnë. Lëvizje te mira. Nga sot deri të shtunën janë ditë të mira. E diela duket sikur do e gjeni veten duke u marr me inpenjime që i përkasin shtëpisë.

Akrepi
Janë të fokusuar në çësthjet e tyre personale. Mund të ketë lidhje me një qëllim të tyre ose drejtëpërdrejtë me ekonominë. E sigurt është që në këtë 4 ditësh, vendosin një vijë të drejtë, të qartë dhe të saktë në projektimin e hapave drejt një objektivi. Kujdes sot dhe nesër në mënyrën si do bashkëveproni me të tjerët.

Shigjetari
Këtë 4 ditësh të fundit të javës kanë vendosur t’ja dedikojnë vetes së tyre. të shkëputur disi nga obligimet profesionale. Me Marsin përballë tyre nga e diela është e vështirë të vendosin pushimet. Gushti do i gjejë në vrap në lidhje me profesionin.

Bricjapi
Kanë nevoj të ndihen që eksiztojnë dhe kanë një rol të rëndësishëm në ambjentet e tyre personale dhe profesionale. Nga e diela, kur Hëna shkon te ata, kjo do jetë më e lehtë dhe e arritshme. Merruni këto ditë me çështje profesionale, pasi nga e diela e më pas do e kenë mundësinë ta gjejnë veten në qendër të vëmendjes.

Ujori
Shqetësime me pjesën e fizikut të tyre, ky do jetë ndikimi i Hënës së plotë te Bricjapi. Prandaj kujdes nga virozat e kohës. Nesër është një ditë e mirë për të mbyllur çfarë ka mbetur nga java.

Peshqit
Kjo hyrja e diellit te Gaforrja dhe Marsi dhe Urani te Demat, sjell një 4 ditësh me plot ide dhe do jetë shumë e lehtë t’i marrin maksimumin vetes së tyre. Por kujdes me pjesën e fizikut. Nisur nga e diela dhe deri në fund të gushtit, ata që kanë problematika me fizikun, duhet t’i vendosin prioritet për t’i mbyllur. Problematikat e mbartura nga e kaluara i zgjidhin lehtësisht sado të vështira të jenë.

Kjo e fundit vlen për 4 shenja: Binjakët, Luani, Ujori dhe Peshit./vizionplus.tv

Read Entire Article