Masakra e Memaliajt dhe “lista” e të pafajshëmve, viktima të përplasjeve kriminale në vend

2 months ago 34
Reklamë

Gledio Muka punonte si kamarier, ndërsa Marsel Çela ishte një klient rastësor në lokalin ku ndodhej edhe Shyqo Kalemi, mbrëmjen e vonë të së shtunës në Memaliaj.

Të dy mbetën të vrarë nga breshëritë e pa kontrolluara të zjarrit të shtëna drejt Kalemit. Policia përjashtoi mundësinë e një lidhjeje mes tyre dhe atentatit.

Në këtë mënyrë, Muka dhe Çela listohen fatkeqësisht tek të pafajshmit e radhës, që mbeten viktima të përplasjeve të grupeve kriminale në vend.

58-vjeçarja Mimoza Paja, punonte si banakiere dhe kamariere,16 orë në ditë në një lokal në pronësi të Fation Muratit në zonën e “Don Boskos” në kryqytet, punë me të cilën siguronte jetesën e saj dhe të mbesës 10 vjeçare.

Jeta e saj u ndërpre marsin e vitit 2023, nga breshëritë e qëlluara drejt një tavolinë ku ndodheshin familjarë të pronarit të lokalit. Xhamat e vetratës lënduan edhe vajzën e mitur.

Po në mars 2023 breshëritë e shtëna drejt fasadës së godinës së “Top Channel”, ngjarje ende pa autor, lanë të vdekur në vend Pal Kolën, në punë si roje nate.

Sipas hetimit, Kola nuk ishte objekt i sulmit. Më 4 janar 2022, Erjon Çela, u vra teksa po konsumonte një kafe me miq në një lokal në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.

Sipas një të penduari të drejtësisë, që zbardhi ngjarjen 2 vjet më vonë, atentatorët kishin ngatërruar shënjestër.

Krimi i porositur nga Belgjika, nuk kishte asnjë lidhje me të riun dhe as me 4 të tjerë plagosur në ngjarje.

Në qershor 2021 një konflikt për hapësirën e shezlongëve mes familjeve Ferracaku dhe Gocaj, në plazhin e Velipojës shkaktoi një ngjarje me 4të vrarë dhe 2 të plagosur.

Mes të vrarëve ishte edhe Musaen Zeneli, një 20 vjeçar që kishte nisur punë vetëm një ditë para ngjarjes në hotelin e familjes Ferracaku.

Viktimës ju gjetën veç 30 lekë në xhep. Ndërsa Shpresa Basha, halla e Marklen Hakës, u vra gabimisht mbrëmjen e 21 shtatorit 2019, teksa një grup presonazh hapën zjarr për të eliminuar nipin e saj në Zezë të Krujës.

/a.r

Read Entire Article