Masakra në Gaza, zyrtarët e lartë të BE-së dënojnë sulmin izraelit ndaj civilëve: Të nisin hetimet!

7 months ago 17

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu shqetësimin e saj ndaj imazheve që dëshmojnë sulmin e forcave izraelite ndaj civilëve në Gazan veriore, të cilët ishin në radhë duke pritur të ushqeheshin.

Von Der Leyen theksoi se duhet bërë çdo përpjekje për të mbrojtur civilët, ndërsa kërkoi që ngjarja e rëndë të hetohet.

Lexo edhe :

Related Posts

“Jam thellësisht e shqetësuar nga imazhet në Gaza. Duhet bërë çdo përpjekje për të hetuar atë që ka ndodhur dhe për të siguruar që ndihma humanitare transparente të jetë një mjet shpëtimi për ata që kanë nevojë dhe të sigurohet aksesi në të. Ne qëndrojmë në krah të civilëve, duke kërkuar mbrojtjen e tyre në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.

Po ashtu, edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se ishte i tronditur nga vrasja e civilëve të pafajshëm. Charles Michel tha se e drejta ndërkombëtare nuk lejon standarde të dyfishta. Sipas tij, një hetim i pavarur duhet të nisë menjëherë dhe autorët të mbahen përgjegjës. Po ashtu, ai theksoi se një armëpushim nevojitet urgjentisht për të lejuar dhënien e ndihmës humanitare nga agjenci të specializuara të financuara.

Shefi i politikës së jashtme evropiane, Josep Borrell, dënoi të enjten masakrën, duke e konsideruar sulmin të papranueshëm, pasi qeveria e Hamasit konfirmoi se më shumë se 110 njerëz kishin vdekur.

“Jam i tmerruar nga lajmi për një tjetër masakër të viktimave civile në Gaza, të cilët kishin nevojë të dëshpëruar për ndihmë humanitare”, tha ai. “Privimi i njerëzve nga ndihma ushqimore është një shkelje serioze e ligjit ndërkombëtar ”, shtoi Borrell.

Sipas autoriteteve shëndetësore të enklavës palestineze, të paktën 112 palestinezë u vranë dhe 760 të tjerë u plagosën në Nablus të enjten kur një turmë që lëvizte drejt kamionëve ushqimorë u qëllua nga ushtarët izraelitë./vizionplus.tv/

Read Entire Article