Mbarojnë pushimet, emigrantët kthehen në Greqi! Radhë mjetesh në Kakavijë

3 weeks ago 9
Reklamë

Me mbylljen e pushimeve verore në Shqipëri, emigrantët shqiptarë po rikthehet në Greqi duke bërë që në pikat kufitare të ketë një fluks të shtuar të daljeve të shtetasve dhe mjeteve.

Në pikën kufitare të Kakavijës është krijuar një radhë e gjatë mjetesh gjatë ditës së premte (23 gusht. Sportelet shqiptare kanë përpunuar 9787 shtetas në hyrje – dalje nga të cilët 3777 në hyrje dhe 6010 në dalje.

Fluks të lartë ka pasur edhe mjetesh ku në hyrje–dalje u përpunuan 3150 gjithsej, ku 1198 janë në hyrje dhe 1952 janë në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Fluksi i lëvizjes në doganën e Kakavijës pritet të jetë i lartë përgjatë ditëve në vijim.

/a.r

Read Entire Article