“Më goditën me pistoletë”, 40-vjeçari paraqitet i plagosur në spital: Më dhunuan tre persona të maskuar

1 month ago 36

40 vjeçari paraqitet në Qendrën Shëndetësore  Klos me fraktura, pretendon se është dhunuar nga persona me maska

Një 40 vjeçar është paraqitur këtë të dielë në Qendrën Shëndetësore Klos me fraktura të rënda në kokë dhe trup.

40 vjeçari Sejdin Karaj deklaron se është dhunuar nga 3 persona të cilët kanë qenë me maska. Paraprakisht ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk e di se kush mund të kenë qenë personat që e dhunuan ndërsa pretendon se kanë përdorur armë gjatë dhunës.

Ishin të tre me pistoleta, më kanë rënë me qyta të pistoletës. Nuk i njoh./Më erdhën dhe mu hodhën në kokë. Bëra mbrapsh të kap ndonjë dru, ata mu sulën dhe më goditën me psitoletë”, tha denoncuesi.

Policia e Klosit ka dokumentuar rastin dhe po vlerëson deklaratën e 40 vjeçarit për të hedhur më shumë dritë mbi deklarimet e tij paraprake.

Read Entire Article