Me këto 3 maska të thjeshta, stoponi menjëherë rënien e flokut këtë periudhë

2 months ago 36
Reklamë

Vaji i ullirit është një nga produktet më të rëndësishme jo vetëm në mirëfunksionimin e trupit, por edhe një aleat i shkëlqyer i bukurisë.

Vaj ulliri në lëkurë, flok, thonjë etj do të bëjë të mundur rigjenerimin e cdo dëmtimi që mund të jetë shkaktuar për arsye nga më të ndryshmet. Industria e kozmetikës e përdor si një nga përbërërit kryesor të kremrave e produkteve kundër plakjes, rigjenerimit të qelizave etj. Ai përmban fenole, acide yndyrore si acidi linolenik dhe palmitik, acidi oleik dhe yndyrna esenciale për një shëndet të mirë duke qenë se është lehtësisht i tretshëm.  Ky vaj ofron përfitime të ndryshme shëndetësore , por bën  mrekulli edhe pas aplikimit në lëkurën dhe flokët tuaj.

Në këtë artikull do ju tregojmë disa nga maskat që mund t’i bëni në kushte shtëpie dhe flokët e lëkura juaj të duken gjithmonë të kuruara.

1. Maska për këputjen e flokëve

Kjo maskë e flokëve përmban 3 përbërës vaj ulliri, avokado dhe mjaltë. Avokadot janë të pasura me Vitaminë B, vitaminë E dhe proteina, elementë që u japin shkëlqim flokëve e i bëjnë më të dendur.

Mjalti është gjithashtu një hidratues natyral që ndihmon në parandalimin e humbjes së lagështisë nga skalpti i kokës

Përbërësit:

1 avokado e pjekur

2 3 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjele mjaltë

Kos (opsionale)

Përgatitja:

Përzieni 1 avokado të pjekur (prerë në kube të vogla), vajin e ullirit, mjaltin dhe kosin.

Pasi të jetë formuar një masë homogjene aplikojeni këtë përzierje në flokë të lagur duke filluar nga rrënja deri tek majat. Mbajeni  për 40-45 minuta.

Shpëlajini flokët me ujë të bollshëm dhe lajini me shampo si zakonisht.

2. Maska për flokët e thatë

1. Shtoni 1 banane të pjekur, 1 lugë çaji mjaltë dhe 1/4 filxhan vaj ulliri ekstra të virgjër në një shtrydhëse. Përziejeni deri sa të arrihet një masë homegjene dhe aplikojeni veçanërisht në majat e flokëve. Lëreni për 30 minuta.  Shpëlajeni me ujë të ngrohtë .

3. Maskë për flokët me vaj ullir dhe vaj kokosi për flokët e dëmtuar

Vaji i arrës së kokosit është një nga përbërësit më të mirë naturalë që ushqen dhe riparon flokët e dëmtuar. Jo vetëm që hidraton, opr rigjallëron dhe u jep flokëve volun e shkëlqim. Ndërsa mjalti dhe vaji i ullirit janë hidratues të shkëlqyer pasi ndihmojnë të depërtojnë thellë në flokët tuaj.

Përbërësit:

2-3 lugë gjelle Vaj kokosi

2 lugë vaj ulliri

2 lugë mjaltë

Përgatitja:

1. Përzieni vajin e kokosit dhe vajin e ullirit.

2. Ngroheni pak përzierjen në banjë mari e më pas shtoni mjaltë. Përziejini të gjithë përbërësit dhe aplikojeni maskën në të gjithë gjatësinë e flokëve.

Read Entire Article