Më mirë prind i rreptë apo tolerantë, fëmijët në shkollë private apo shtetërore? Ja çfarë thonë ekspertët

1 week ago 22
Reklamë

Gënjeshtra e parë e fëmijës tregon që ai është i aftë të mendojë i pavarur nga prindërit ! Gënjeshtrat e para quhen “të bardha” dhe prindërit argëtohen në kësi rastesh, por nëse këto të fundit thuhen vend e pa vend, prindërit duhet të shqetësohen! Sjelljet e caktuara vendosin fëmijën në situata të caktuara dhe frika është ndjesia kryesore që shtyn një fëmijë të fshehë të vërtetën.

Sipas piskologëve dhe ekspertëve të sjelljeve shoqërore, fëmijët priren të gënjejnë kur prindërit tregohen tejet kërkues dhe të rreptë ndaj tyre. Të gjendur në situata të vështira, kur e dinë që mund të ndëshkohen fëmijët parapëlqejnë të fshehin të vërtetën.

Sipas hulumtimeve nga Victoria Talwar, psikologe dhe eksperte për fëmijët në Universitetin McGill rezultoi se fëmijët e prindërve të rreptë gënjejnë për të shmangur dënimin e prindërve. Sipas Independent, Talwar ka marrë në studim dy shkolla të cilat drejtoheshin me disiplinë shumë të fortë. Gjatë zhvillimit të një loje me trike, fëmijët ranë “pre” dhe jepnin përgjigje jo të vërteta vetëm që të dukeshin më të zgjuar. Ndërsa në një shkollë publike, fëmijët përgjigjeshin pa pasur frikë dhe pse të gjithë mendonin që e kishin gabim asnjë nuk tha veçse të vërtetën.

Në një intervistë me BBC Radio 4, psikoterapistja Philippa Perry ka sqaruar se prindërit e rreptë në shtëpi mund të krijojnë një efekt të ngjashëm. Kur prindërit drejtojnë shtëpinë e tyre me një “dorë të hekurt “, fëmija nuk do të ndihet i sigurt dhe priret të gënjejë për çdo gjë madje dhe për mendimet e tij.

Nuk duhen fajësuar vetëm fëmijët, sepse pandershmëria e tyre është një “situatë e bashkë-krijuar” .

Read Entire Article