Një grua është gjetur e pajetë në Tiranë në zonën e “21 Dhejtorit”. Mësohet se viktima është Rafije Abedini.
Mësohet se e ndjera është gjetur e shtrirë në një divan dysh dhe ka pasur sëmundje të shumta, Parkinson, anemi, shtyllën kurrizore të dëmtuar dhe ka hequr gjirin nga kanceri.
73-vjeçarja ishte e nxirë në pjesën e djathtë të fytyrës dhe mësohet se ka qenë prej një jave e vetme dhe prej dy javësh thuajse nuk lëvizte. /vizionplus.tv