Me shpejtësi 3 herë më shumë se norma e lejuar/Balla: Bëni kujdes për jetën!

2 months ago 21
Reklamë

Dhjetëra shoferë janë konstatuar nga Policia Rrugore teksa lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara në tunelin e Llogarasë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm, Taulant Balla u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes për jetën.

“Ndiqni me vëmendje këto raste flagrante shkeljesh të normave të qarkullimit rrugor‍♀ Shpejtësi që shkon edhe 2 deri në 3 herë më shumë se norma e lejuar në rrugët e reja të vendit, dhe në tunelin e Llogarasë, janë rrezik potencial për përfshirjen në ngjarje rrugore. Apeloj për të gjithë drejtuesit e automjeteve, të shijojnë rrugët e reja të vendit, të shijojnë fundjavën, por të kujdesen për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës duke respektuar rregullat e Qarkullimit Rrugor!”

Më tej ai shpërndan dhe videot kur makina inteligjente fikson shpejtësinë e shoferëve problematikë, ku vihet re teksa lëvizin 2-3 herë më shumë se norma e lejuar.

Read Entire Article