“Më shtypën, duhej të…”/ Ditëlindja kthehet në tragjedi! Zbulohet e vërteta e vrasjes në Itali, 17-vjeçari shfaros familjen e tij

2 months ago 79

Ka marrë një tjetër rrjedhë vrasja e ndodhur në Itali një ditë më parë, ku tashmë autori është djali 17-vjeçar.

“Më shtypën, më duhej të çlirohesha”, këto janë fjalët që ai ka thënë përpara autoriteteve.

Adoleshenti ka vrarë babain, nënën dhe vëllain e tij, e më pas ka njoftuar policinë për krimin, por duke ndryshuar rrjedhën e ngjarjes.

Paderno Dugnano deklaroi fillimisht për policinë se ka vrarë babain e tij me një tjikë, pasi ky i fundit i kishte vrarë nënën dhe vëllain.

Por më pas ai ka pranuar krimin, ku sipas “La Republica” ka treguar se ka vrarë familjen në ditëlindjen e të atit. Viktimat janë 51-vjeçari Fabio C., 48-vjeçarja Daniela A. dhe djalin 12-vjeçar Lorenzo.

Read Entire Article