Ministri izraelit plan për Gazën, Gallant: Të drejtohet nga autoriteti palestinez por me mbikqyrjen e Tel Avivit

8 months ago 33
Reklamë

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka propozuar një plan për situatën pas luftës në Rripin e Gazës. Plani parashikon një marrëveshje të ardhshme sipas të cilës, rripi i Gazës të drejtohet nga autoriteti palestinez por nën kontrollin e përgjithshëm të sigurisë izraelite.

Kjo sipas tij do të ndodhë vetëm kur Hamasi të jetë shfarosur tërësisht nga Gaza dhe të mos përbëjë më kërcënim për sigurinë e Izraelit.

Propozimni i Gallant vjen përpara vizitës se radhes të sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken në Tel Aviv dhe pas presionit perëndimor për një plan pas luftës. Kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë izraelit harton një plan të detajuar për Gazën pas luftës, por megjithatë brenda koalicionit të luftës ka dallime të forta.

Kryeministri i vendit, Benjamin Netanjahu është i ndarë nga ministri në qëndrimin e tij. Disa anëtarë të kabinetit gjithashtu kundërshtojnë kontrollin e rripit të gazës pa praninë civile izraelite atje. Sipas tyre plan i Gallant do të cojë në të njëjtën stuatë si përpara 7 tetorit kur nisi lufta. Propozimi i ministrit të mbrojtjes, është paraqitur tashmë në administratën amerikane dhe është diskutuar me aleatët e tjerë perëndimorë./vizionplus.tv

Read Entire Article