Momente paniku, treni del nga shinat, mbi 100 të plagosur

1 month ago 28
Reklamë

Rreth 100 njerëz dyshohet se janë lënduar të hënën, kur një tren me pasagjerë ka dalë nga shinat në rajonin e Rusisë jugore, Volgograd, raportuan agjencitë e lajmeve ruse.

Agjencia e lajmeve “Interfax” ka raportuar se tetë vagonë dolën nga shinat.

Ministria e Emergjencës ka bërë të ditur se ekipet mjekësore janë në vendngjarje, duke shtuar se janë angazhuar edhe 324 punonjës të emergjencës.

Helikopterët e emergjencës u nisën në ngjarje afër stacionit “Kotelnikovo”. Treni po udhëtonte nga Kazani në Adler në Detin e Zi.

Një video e paverifikuar në Telegram tregon së paku katër vagonë të dalë nga shinat, disa të rrotulluar, me njerëz që dilnin prej tyre.

Agjencia e lajmeve, TASS, ka cituar burime të paidentifikuara nga zbatuesit rusë të ligjit, që thoshte se 20 njerëz janë lënduar nga goditja e trenit me një kamion “Kamaz”.

Read Entire Article