“Mos harro, ke 2 djem!”/ Si ra në prangat e gjermanëve Fabio Ballabani, anëtari i bandës së Shullazit që kërcënoi burrin e gjyqtares

2 months ago 53

Fabio Ballabani, anëtar i bandës së Emiljano Shullazit pritet të ekstradohet nga Gjermania. Polica njoftoi sot zyrtarisht arrestimin e tij, ndonëse më herët ishte drejtori Rrumbullaku që tha se ai ishte ndaluar nga autoritetet gjermane.

Ai u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ngjarjen e ndodhur në vitin 2019, ku bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollanit, Kristaq Prifti, u kërcënua dhe dhunua brutalisht.

“Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme me partnerët dhe agjencitë e zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohen në bashkëpunim me partnerët gjermanë dy operacione të koduara “Para drejtësisë.” Operacionet u realizuan falë sigurimit të informacionit nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë me Interpol Wiesbaden/Gjermani, nëpërmjet Interpol Tiranës.
Në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar në Gjermani shtetasit: – F. B., alias F. Z., 37 vjeç, lindur në Vlorë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg,” për veprat penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore,” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar Kriminal,” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale’”, njoftoi policia.

Por si u kërcënua me jetë familja e gjyqtares së Apelit të GKKO-së Saida Dollani, teksa ajo ishte pjesë e trupit gjykues që do dënonte Emiljano Shullazin e grupin e tij.
Kristaq Priti ndodhej në një lokal në lagjen e tij, pranë banesës ku po qëndronte së bashku me shokun e tij, Behar Qosen.

Por në një moment kur ka dalë të pijë cigare jashtë ambjentit ku ndodhej, pasi përshëndeti bashkëshorten, i është afruar Fabio Ballani, asakohe i paidentifikuar. Mesazhi i Ballanit ishte i qartë.

I veshur me të zeza dhe me kapele i vendosi Kristaqit pistoletën në gojë dhe iu drejtua me fjalët: Ti me atë shkë**atën tënde, mos harro se ke dy djemtë në Francë”. Në këtë moment ka ndëryhrë Behari dhe i riu pasi çoi në vend kërcënimin u largua menjëherë nga vendngjarja me një automjet të bardhë që e priste diku në cep.

Grupi i Emiljano Shullazit kishte kërkuar vazhdimisht, 12 herë që gjyqtarja të tërhiqej nga dosja e tyre, por kjo e fundit nuk kishte pranuar duke dashur ti shkojë deri në fund gjykimit.
Sipas SPAK, në ngjarjen e rëndë, Emiljano Shullazi ka pasur rolin e porositësit të dhunës, ndërsa zbatues të urdhrit kanë qenë Fabio Zyberaj (Ballabani) dhe një person tjetër i paidentifkuar.

Saida Dollani u largua nga procesi gjyqësor i Shullazit, ndërsa për rastin e kërcënimit nisën hetimet, por 10 muaj më pas prokurorja Ida Ahmetlli kërkoi pushimin e hetimeve, ndërsa gjykata e kundërshtoi duke e rikthyer për vijimin e hetimeve në 2020.

Read Entire Article