Kandidatja e PSD Burbuqe Islami dhe kandidatja e PD Mimoza Hajdarmataj u “përplasën” me njëra-tjetrën në studion e Quo Vadis në Vizion Plus.
Znj.Islami e krahasoi diss-in e Ramës me Bashën me filmin vizatimor të Tomy dhe Jerry, ndërsa reagimet e Berishës i cilësoi si sharje dhe shpifje në bazë të alternativës së tij.
Nga ana tjetër, znj. Hajdarmataj iu drejtua kandidates së PSD se nuk duhet të fliste me këtë gjuhë, pasi edhe i përket besimit myslimanë.
Pjesë nga debati:
Hajdarmataj: Nuk dua të paragjykoj asnjë subjekt tjetër politik, por në PD, të gjithë emrat që i ka aty, i ka denjë.
Islami: Po ti analizoj, se si i kanë shërbyer vendit ndër vite, do dalë shumë zhgënjyese. Pse është Shqipëria e zhytur në këtë korrupsion? Rama me Lulin bëjnë filma vizatimorë duke iu dhënë shqiptarëve shfaqen e Tomy dhe Jerry, ndërsa “plaku” Mere shanë e shpif sipas alternativës së tij.
Hajdarmataj: Mos e lejo veten të hysh në politikë me këtë gjuhë.
Islami: Është shumë e turpshme. Shqiptarët kanë nevojë për strategji, për plane, jo për filma vizatimorë.
Hajdarmataj: Kam 34 vjet në PD. Kam 34 vjet angazhim. Krijoni profilin tuaj të pastër. Njerëzit ju respektojnë për atë që jeni ju, jo për të sharë.
Islami: Unë nuk shaj njeri.
Hajdarmataj: Nuk ju shkon, nuk i shkon një zonje si ju, e aq më tepër një myslimane.
Islami: Të lutem, mos e përmend këtë, se unë jam këtu për t’u thënë gjithë shqiptarëve që ka edhe nga besimi islam persona që dinë të bëjnë politikë dhe dinë të japin më të mirën për këtë vend.
/vizionplus.tv