Nations League/ Sylvinho kthen mbrapsht Brojën pas dëmtimit, Uzuni rikthehet në veshë fanellën kuqezi

2 months ago 28

Trajneri i Kombëtares Sylvinho mbajti konferencën për shtyp në prag të dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Sylvinho shpjegoi ndryshimet që ka bërë në radhët e ekipit, duke nisur nga mungesa e emrave si Berisha dhe Muçi, por edhe grumbullimi i Brojës së dëmtuar.

“Pikë së pari, Broja nuk është në listë, është jashtë. Ne kemi pritur deri në fund. Edhe dje ishim në kontakt me Evertonin, stafin, të gjithë ata. Ai kishte një problem me tendinën e Akilit, ka nisur përgatitjen, por ne e dimë që është jashtë 10-15 ditët e ardhshme, nuk mund të na ndihmojë. Më vjen keq për të dhe i uroj një rikuperim të shpejtë. Kemi bërë ftesën për Uzunin, që nesër mund të jetë me ne”, tha Sylvinho, siç raporton A2.

Më tej, ai argumentoi mungesat e Muçit dhe Berishës: “Kur flasim për listën e madhe, mua më duhet të zgjedh. Muçi është i rëndësishëm, e kemi pasur edhe në Europian. Kemi punuar me stafin dhe zgjedhjen e Asanit, kemi opsionin tjetër Muçollin që është i dëmtuar dhe nuk mund të zgjedh më shume se 24 lojtarë. Muçi është i rëndësishëm dhe do të jetë në vazhdim me ne. Berisha? Unë e kam thënë gjithmonë që Kombëtarja është e hapur, në këtë moment futbollisti nuk ka klub. Është moment i veçantë se ata vijnë edhe nga pushimet. Ka 30-35 ditë pushime, shumë kanë bërë fazën përgatitore dhe vijnë. Por lojtari që nuk ka klub humb shumë se nuk stërvitet. Por ekipi është i hapur, ne punojmë me gjithë stafin për t’u përmirësuar gjithmonë në çdo aspekt, por në këtë moment nuk mund ta ftoj”.

Read Entire Article